Haliti i PDK-së: Për pikë të qejfit e kam votuar Konjufcën, s’ka nevojë të bëhen filma

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë  se “për pikë të qefit” e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar. Haliti tha se Konjufcën e ka votuar populli dhe se s’ka nevojë të bëhen filma.

“Për pikë të qefit. Atë e ka votuar populli. S’kemi pse me bë filma”, tha Haliti për Express.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Deputetët tjerë të partive opozitare votuan kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Read Previous

Pezullohet përkohësisht greva, nesër fillon qarkullimi i autobusëve nga Gjakova

Read Next

Glauk Konjufca kërkon propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër