Dhjetë të rinjë kanë përfunduar trajnimin dy ditor për ‘’Shkathtësitë e buta’’ përkatësisht kanë ngritur njohuritë e tyre rreth shkrimit të CV-së, letrës motivuese, shkathtësitë e komunikimit dhe procesit të intervistës. Arbër Xharra, zyrtar për mbrojtjen e fëmijëve në qendrën “Handikos”- Gjakovë ka thënë që edhe në vazhdimësi do të ketë trajnime të tilla.
Ky projekt u realizua në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara” të ofruara nga qendra e Rehabilitimit të bazuar në komunitet “Handikos”- Gjakovë i mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale.