Hapet biblioteka e parë shqiptare në Manastir

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lorik Lipoveci, ka njoftuar se në Manastir të Maqedonisë Veriore, është themeluar biblioteka e parë shqiptare “Linkest”.

Ai ka bërë të ditur se themelimi i bibliotekës u bë nga Emira Selimi, me ndihmën e të gjithë popullit.

“Emira dhe stafi po bën një punë të shkëlqyeshme, biblioteka tani është e sistemuar dhe mjaft e furnizuar me libra. Emira dhe biblioteka tani kanë nevojë për përkrahje tjetër, sepse është duke u mbajtur me përpjekje të pamohueshme në bazë vullnetare! Pra të përkrahet e të mos të lejojmë të mbyllet biblioteka “Linkest” në Manastir”, ka shkruar ai./KultPlus.com

Read Previous

Zbulohet imazhi i parë i rrënojave të “Titan” pas shpërthimit në fund të Atlantikut

Read Next

Sondazhi: Pjesa më e madhe e skocezëve preferojnë që Skocia të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar