Të gjitha OJQ-të dhe klubet sportive të komunës së Gjakovës të cilat kanë në fokus promovimin dhe edukimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit tashmë mund të aplikojnë për mbështetjen e programeve tyre. Kjo për faktin se është hapur thirrja publike për subvencione. Drejtoresha Saranda Hyseni Maloku tha se projekt-propozimet që do të paraqiten duhet t’i përmbahen kritereve të vendosura nga DKRS.
Fondi i cili është paraparë në këto subvencione është mbi 100 mijë euro.
Vlen të theksohet se afati i aplikimit është shtatë ditë kalendarike nga 1 mars deri më 9 mars 2021. Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e drejtorisë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.