Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka në 23-vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj grupi i luftëtarëve ishte nga të parët që ktheheshin me armët e lirisë të cilët ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin me Shqipërinë.
“23 prilli i vitit 1998, është prej ditëve më të kobshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, do të binin heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që në prillin e vitit 1998, mijëra
luftëtarë nga Dukagjini, kishin mësyer territorin e Shqipërisë për t’u armatosur./EkonomiaOnline/