Haradinaj kujton vëllain e tij, Enverin: Mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar sot vëllain e tij, Enverin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se shqiptarët e zotë nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine.

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht”, ka shkruar Haradinaj.

Read Previous

Mbi 500 civilë të vrarë në Kharkiv, mes tyre 24 fëmijë

Read Next

Sot pritet të dalin shtesat prej 100 eurove për pensionistët