Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur bashkimin kombëtar. Haradinaj ka thënë se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë.
Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës sëDeçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit tonë.
Hava Rushiti, e cila kishte marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve 22 vite më parë, tha se vetëm emri Verrat e Llukës e bën krenare për disiplinën dhe për guximin qe kishin familjet për faljen e gjakut.
Ndërsa, Myrvete Zekaj tha se madhështia e njerëzve që falen gjakun e të dashurve të tyre ishte më e madhe se ata qe po kërkonin faljen e tyre./KosovaPress