Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: Ju takon atyre të sigurojnë votat për zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunim për temat e interesit nacional.

“Të bashkëpunojmë për temat e interesit nacional çdo herë duke e ruajt vendin, por edhe me bë funksionale demokracinë vendit, duke pasur parasysh që synohet një koncertin i pushteteve në një parti në këtë rast me LVV-në”, tha Haradinaj. Ai shtoi se AAK do të jetë parti opozitare.

“Mendoj se funksioni ynë opozitar është i rëndësishëm në kohën që vjen, për të mundësuar ekuilibrin e institucioneve, pushteteve ndarjen e këtyre pushteteve por edhe funksionimin e demokracisë tonë”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se është detyra e Kurtit dhe Osmanit që të sigurojnë 2/3 e votave për zgjedhjen e presidentit.

“Detyra jonë nuk është me përkrahë koncentrimin e pushtëve në një dorë. Populli ja ka jep shumicën për krijim të qeverisë, nuk ja ka dhanë 2/3 për Presidentin, është përgjegjësia e tyre me gjetë formulën sesi i bëjnë 2/3, ne si Aleancë do ti marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, tha Haradinaj.

I pyetur se është i gatshëm për zgjedhje të reja, Haradinaj u shpreh se “Kosova deri tani ka shkuar mjaft në zgjedhje. I takon fituesit të zgjedhjeve me gjet formulën për formimin e institucioneve. Kërcënimi me zgjedhje nuk i përshtatet askujt, por ne si Aleancë jemi të gatshëm”.

Read Previous

Shënohet dita ndërkombëtare e konsumatorëve

Read Next

Mbrojtja e Thaçit kërkon nga gjykatësit të hudhet poshtë aktakuza kundër tij