Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka pritur Sekretarin e Jashtëm Britanik, David Cameron.
Përmes një postimi në X – dikur Twitter, shkruan se “ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore”.
Kjo, “në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Great pleasure to welcome the UK Secretary of State for Foreign, Commonwealth and Development Affairs @David_Cameron to Tirana.
Maintaining Euro-Atlantic unity is key, in light of current threats to European security, including through maximizing support to Ukraine and… pic.twitter.com/3PhK2wJgZV— Igli Hasani (@IgliHasani) May 22, 2024
Gjithashtu, sekretari britanik do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili do të pasojë nga një konferencë për mediat në orën 12:50.
Ndërkaq sipas informacioneve paraprake, Cameron do të pritet nga presidenti Bajram Begaj në orën 14:30.
Vetë kryeqyteti është veshur me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe dhe te godina e korpusit të Universitetit të Tiranës është vendosur portreti i tij me mbishkrimin “Welcome” (Mirë se vjen).
Ashtu siç është paralajmëruar në fokus të bisedimeve do jetë emigracioni i paligjshëm.
Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.
Vlen të theksohet se Cameron do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Po ashtu sekretari britanik do të ofrojë ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare dhe për agjendën e tyre të reformës.
Ndërkaq vetëm disa ditë më parë kryeministri britanik bisedoi me homologun shqiptar.
Lajmi u bë me dije nga zyra e kryeministrit britanik.
Sipas njoftimit dy liderët diskutuan për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.
Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin.
Të dy udhëheqësit pranuan më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutonin më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në MB në korrik.
Më tej thuhet se Rama dhe Sunak nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë e Kosovë.
Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.
Vlen të theksohet se lidhjet tregtare u dyfishuan vitin e kaluar dhe turistët e Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë u rritën me 30% në janar 2024 krahasuar me janarin 2023, duke i hapur rrugën parashikimeve të turizmit në nivel rekord këtë vit.
Sa i takon emigrantëve Britani nënshkroi një “komunikim të përbashkët historik” me Shqipërinë në dhjetor 2022 për të përshpejtuar largimin e shtetasve shqiptarë që thotë se ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në vendin e tyre.
Rishi Sunak ka vlerësuar marrëveshjen e deportimit me Shqipërinë sipas së cilës mijëra janë kthyer në vendin e tyre të origjinës. /Albanianpost.com