Haxhiu dështon sërish të votohet për kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për herë të dytë ta zgjedhë Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në votimin e zhvilluar gjatë seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu mori 57 vota për19 kundër dhe 3 abstenime, që nuk i siguroi asaj shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit.

Nënkryetari i LVV-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e përsëriti nominimin në emër të partisë fituese, duke bërë thirrje për mbështetje nga deputetët.

“Propozimi ynë është padyshim i njëjti, është Albulena Hahxiu. Kjo është një e drejtë e partisë fituese të cilën e kodifikon në mënyrë pozitive dhe shumë të qartë kushtetuta e Republikës së Kosovës. Iu kisha lutur shumë prej juve me shumë mandate në Republikën e Kosovës që ta mbështesni këtë propozim”, tha Konjufca.

Me këtë rast edhe u ndërpre seanca e Kuvendit, për të vazhduar të hënën prej orës 15:00. /KosovaPress/

Read Previous

Pashkët, festë ringjalljeje, bashkimi dhe traditash familjare

Read Next

KDI: Moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis