Haxhiu kërkon transferimin e katër kosovarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një letre i ka kërkuar homologes së saj serbe, Maja Popoviq transferimin në Kosovë të katër qytetarëve kosovarë që po mbahen në burgjet e Serbisë.

“Javën qe lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë”.

“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për t’u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook./Klankosova.tv.

Read Previous

Bislimi e Petkoviçi nësër në Bruksel

Read Next

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin