Helen Wormser: “Unë e dua Gjakovën sepse njerëzit janë të mirë”

Helen Wormser është avokate, psikologe nga Basel i Zvicrës e që më së miri njihet si adhuruese e kafshëve. Ajo na viziton shpesh. Por kësaj radhe me Helen zgjodhëm të bëjmë një guidë të vogël të qytetit të Gjakovës në kuadër të emisionit të pasdites në Syri “Miq në pasdite”.

E nisëm me Çarshinë e madhe të qytetit. Një kafe n’Çarshinë e Madhe të Gjakovës për të nisur ditën mbarë.

Gjatë bisedës e informuam Helen për diçka që ishim të bindur që ajo nuk e dinte.

A e dini që kosovarët e bëjnë makiaton më të mirë në botë?

Ajo tha: Po kam dëgjuar, por nuk e di nëse është e vërtetë. Nuk mund të gjykojë por kjo që e pimë këtu ishte një kafe me të vërtetë e mirë.

Me gjatësi prej 1 km Çarshia e Madhe ishte dikur zemra e ekonomisë gjakovare. Pas shkatërrimit të saj në ’99-tën ky vend është rindërtuar. Në mesin e tërë bareve e kafeterive moderne ne prap gjetëm rrugën tek tradicionalja. Veshjet kombëtare kapën dhe syrin e Helen e cila njeh shumë mirë historinë shqiptare.

E kur je në Gjakovë nuk mund të shkëputesh lehtë nga zakonet e traditat. Sigurisht që Helen nuk do e linim të shkonte pa shijuar pak nga ushqimet tona. U siguruam t’i servonim ushqim që është pjesë e sofrave të familjeve shqiptare.

E pas një vakti e lamë pjesën e vjetër të qytetit për t’u zhvendosur drejt qendrës. M’u në zemër të parkut të qytetit është fontana e ujit për kafshë për ndërtimin e së cilës ka ndihmuar Helen.

Helen u kujdes që në fund të na fliste dhe në gjuhë tonë, ajo tha: “Unë e dua Gjakovën sepse njerëzit janë të mirë”! Për më shumë ndiqni videon e plotë:

Read Previous

Çfarë është varianti indian i coronavirusit?

Read Next

Gërvalla pret në takim homologun Bujar Osmanin