Vashat e suksesshme të hendbollit të klubeve “Shqiponja”,”Jusuf Gërvalla”, “Prizreni “e “Vjosa” u mblodhën sot në palestrën “Shani Nushi” për të dëshmuar aftësitë e tyre, e po ashtu për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes javës së sportit që ka organizuar Komuna e Gjakovës.
Hendbollistet e Prizrenit që bëjnë pjesë në ligën e parë këtë organizim e shohin si mundësi të mirë për të testuar veten me ekipet që garojnë në superligë.
Kapitenja e ekipit vendas ,Shqiponja falenderoi organizatorët që në këto kohë të vështira pandemie kanë mundësuar zhvillimin e këtyre lojërave.
Java e sportit vazhdon nesër me tenis.