Homazhe për Papa Françeskun

Më shumë se 50 mijë qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut  në homazhet që po mbahen në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan pasi trup I atit të shenjtë u zhvendos atje mëngjesin e të mërkurës.

Rradhët e gjata vijojnë në Vatikan edhe këtë të entje ku me mijëra besimtarë Katolikë po presin të nderojnë Papa Françeskun përpara se ai të dërgohet për në banesën e fundit mëngjesin e të shtunës.

Mediat Italiane shkruajnë se rradha e gjatë e besimtarëve ka kaluar mbi 2 kilometra. Bazilika  e Shën Pjetrit u mbyll në orën 23 të mbrëmjes së të mërkurës dhe u hap sërisht sot në orën 7 të mëngjesit për besimtarët. Qytetarët do të kenë mundësinë ti japin lamtumirën Atit të Shenjtë edhe ditën e premte deri në orën 23.

Papa Franceksu ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88 vjeçare si pasojë e një godtije në tru dhe dështimit të Zemrës. Ati I Shenjtë kishte kaluar 5 javëe në spital si pasojë e pneumonisë së rëndë në dy mushkëritv e tij.

Nën kushte të rrepta sigurie, Papa Franceksu do të varroset mëngjesin e të shtunës. Në vatikan pritet të mbërrijnë mbi 170 delegacione të huaja dhe liderët më të rëndësishëm botëror./abcnews.al

Read Previous

Valë shkarkimesh? Disa klube të mëdha mund të mbesin pa trajner këtë verë

Read Next

Pinterest u dërgon mesazh të rinjve: Lëre aplikacionin gjatë orarit të shkollës