Hovenier flet pas takimit me Bislimin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin, kanë folur për çështjen e dinarit.

Ai tha se pas takimit të djeshëm në Bruksel ka pasur disa shenja pozitive se si mund të vazhdohet ndikimi pozitiv në këtë çështje teksa tha se e respektojnë vendimin e BQK-së, e cila sipas tij, ka për detyrë që të qeverisë me politikat monetare.

“Ne jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, konkretisht në komunitetin serb. Bislimi nuk ka dhënë asnjë propozim specifik, por qeveria është duke punuar në këtë drejtim. Dua që të jem konstruktiv në këtë projekt por mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme për tu diskutuar”, tha Hovenier. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Read Next

Hovenier: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë