Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin: SHBA e përkushtuar për Kosovë sovrane dhe multietnike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Hovenier në reagimin e tij në platformën X, thotë se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike dhe multietnike.

”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kurti takon kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Read Next

​”Kosova duhet të investojë 2.8 miliardë euro për të ruajtur komunat nga ndryshimet klimatike”