Hoxhaj: BE-ja ka treguar se nuk është në gjendje të mbajë premtimet e saj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.

Në një intervistë për “Die Press”, Hoxhaj ka deklaruar se marrin pjesë në një qeveri vetëm nëse udhëhiqet nga vetë ai dhe gjithsesi ajo duhet të jetë pro-evropiane dhe pro-perëndimore.

Hoxhaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas tij, BE-ja  nuk e ka mbajtur premtimin.

Kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, BE-ja fatkeqësisht ka treguar se nuk është në gjendje të mbajë premtimet e saj. Ne kemi përmbushur më shumë standarde sesa vendet e tjera në rajon, por asgjë nuk ecë përpara. Si rezultat, shumë qytetarë në Kosovë kanë humbur besimin në BE. Por, kjo nuk do të thotë se kemi alternativa të politikës së jashtme”, ka thënë ai.

Read Previous

“Shqiptarët kanë qenë maqedonas”, libri skandaloz në gjimnazet e Maqedonisë së Veriut

Read Next

Ndiq këto 7 zakone për një lëkurë perfekte!