Hoxhaj takohet me Lajçak, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes shkrimit në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.

“Takova mikun tim Miroslav Lajcak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Read Previous

Osmani: Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nuk është vendim që merret shkel e shko

Read Next

Nis testi i arritshmërisë për klasat e nënta