Humb jetën 15-vjeçari pranë shkollës në Paris

Një djalë 15-vjeçar humbi jetën pranë një shkolle të mesme në Paris, kur u godit me thikë pas një sherri mëngjesin e së martës (17/12).

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lycée Rodin, në lagjen 13 të Parisit ku ka ndodhur një sherr ku janë përfshirë rreth dhjetë adoleshentë të rinj.

Sipas informacioneve fillestare, një adoleshent 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë. I riu nuk ishte gjimnazist.

Departamenti i Zjarrfikësve të Parisit u përgjigj dhe dërgoi pesë automjete në vendngjarje, duke përfshirë tre automjete emergjente dhe të ndihmës për viktimat./abcnews.al

Read Previous

Negociatorët shkojnë në Katar ndërsa shpresat rriten për një marrëveshje rreth pengjeve në Gaza

Read Next

Reuters: Gjenden të paktën 100,000 trupa të viktimave të regjimit të Asadit