I ofroi ryshfet zyrtarit policor, arrestohet një shtetas i Turqisë në Vërmicë

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi 10 euro ryshfet një zyrtari policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

KE paralajmëron hetim ndërkombëtar për ndërprerjen e energjisë në Ballkan

Read Next

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan