Institucioni parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, objekti te Kosovatrans në Gjakovë ka përfituar Inventar dhe kënd lojërash nga I.O.M, dhe komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit.
Armend Behluli, udhëheqës i zyrës për komunitete dhe kthim thekson se komuna e Gjakovës bashkëpunon tash e 11 vite me I.O.M, dhe realizon kryesisht projekte që përmirësojnë mirëqenien e komuniteteve.
Drejtoresha e këtij insitucioni theksoi se ky donacion është shumë i mirëpritur.
Albiana Cavolli nga I.O.M theksoi se është mirënjohëse për bashkëpunimin me komunën e Gjakovës.
Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor i Arsimit në Gjakovë shpreson që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe më tutje.
Kryetari i Gjakovës potencoi se është i lumtur që po përmirësohet mirëqenia e fëmijëve të komunës së Gjakovës në përgjithësi, e në veçanti atyre që frekuentojnë institucionet arsimore.
Falë këtij projekti në objektin e Kosovatransit tashmë fëmijët do të luajnë në këndin e ri të lodrave, si dhe brenda objektit inventarin tashmë e kanë tërësisht të ri, theksoi drejtoresha Arta Stavileci.