Ideja e re nga Anglia, Nations League të kualifikojë skuadra në Euro 2028

Sistemi i kualifikimit të ekipeve kombëtare në Kampionatin Evropian, Euro 2028, mund të ndryshojë. Ndryshe nga ai aktuali, që skuadrat shkojnë në fazën finale nga fushata kualifikuese.

Sipas gazetës britanike “The Times”, Mark Bullingham, drejtori menaxhues i Federates Angleze të Futbollit (FA) ka hedhur një ide të re në lidhje me kualifikimin në Euro 2028.

Turneu i Euro 2028 pritet të zhvillohet mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës ose në Turqi. Dhe ekipet pjesëmarrëse do të jenë 32, nga 24 që janë aktualisht.

“Nëse vendimi merret për të lëvizur deri në 32 ekipe, atëherë do të duhet të ndryshojë absolutisht pasi 32 nga 55 ndërkombëtarët do të kualifikoheshin. Ka disa opsione nën konsideratë. Janë fjalë për fjalë shtatë modele të ndryshme duke u eksploruar”, tha Bullingham për “The Times”.

Source: Nikola Krstic

Dhe mes shtatë modeleve që përmend anëtari i FA-së, një është dhe arritja në Euro 2028 nëpërmjet kaulifikimit nga Nations League.

Kampionati Evropian që nga viti 2016 është rritur me 24 ekipe, kundrejt 16 që ka pasur në edicionet e mëparshme. Dhe së paku deri në Euro 2024, e cila do të mbahet në Gjermani, do të qëndrojë në këtë numër. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministrja Gërvalla dorëzon aplikimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës

Read Next

111 vjet nga lindja e atdhetarit, Zekeria Rexha