Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, Sabedin (Kadri) Kryeziu, nga fshati Mleqan, Mentor (Maliq) Kryeziu, nga fshati Bubavec dhe Vehbi (Pajazit) Halilaj nga fshati Llapqevë, janë katër personat tjerë të identifikuar si viktima të Masakrës së Kralanit. Këto katër viktima vijnë pas identifikimeve të viktimave të tjera nga e njëjta masakër, eshtrat e të cilëve u gjetën dhe zhvarrosën nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin të Gjakovës.
Identifikohen mbetjet mortore të katër viktimave nga masakra e Kralanit