Imeri: Do të punojë shumë në kthimin e dinjitetit të punëtorëve shëndetësorë

Me 111 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Tevide Imeri është zgjedhur dje kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kongresin e katër zgjedh0r. Përkundër faktit që disa nga delegatët bojkotuan punimet e kuvendit, kryetarja e re e kësaj sindikate thotë se ishte një garë me propagandë të madhe por gjithçka u finalizua me sukses.

Tutje ajo shton se ligji i pagave, ligji i sigurimeve shëndetësore, dhe kthimi i dinjitetit të punëtorëve shëndetësor janë disa nga objektivat e saj prioritare.

Imeri gjithashtu deklaron se kam mbështetjen e anëtarësisë së sindikatës për të quar përpara të gjitha gjërat e planifikuara.

Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet e parapara sipas planprogramit

Read Previous

Vdes agjenti i njohur Mino Raiola, këtë herë e konfirmojnë familjarët

Read Next

Thaqi: Sekuestrohen mbi një mijë kilogramë produkte në treg