Incident i armatosur dhe alarm për zhdukje – 24 orët e fundit në Gjakovë

ARMËMBAJTJE PA LEJE /KANOSJE /SULM Rr. Ferit Domi, Gjakovë / 17.04.2025 – 15:00.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes vete janë rrahur tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe nga njëri është konfiskuar një revole me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

PERSON I ZHDUKUR Gjakovë / 07.04.2025 – 20:00.

Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore.

Read Previous

Ukraina nënshkruan me SHBA-në skicën e marrëveshjes për mineralet

Read Next

OKB: Mbi 2 milionë njerëz të bllokuar brenda Gazës