India ka raportuar një rekord prej 145 mijë e 384 rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, raporton Business Standard.
Kurse, numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në Indi ka arritur në 168 mijë e 436.
Që nga fillimi i pandemisë në Indi janë shënuar 13.21 milionë raste pozitive me koronavirus, duke u bërë kështu shteti i tretë me më së shumti raste në botë./Gazeta Sinjali/