Infektologu Izet Sadiku, emërohet ushtrues detyre i drejtorit në Klinikën Infektive

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet infektologu Sadiku, i cili tha se emërimi i tij si u.d të drejtorit në këtë Klinikë është bërë gjatë ditës së djeshme (e martë).

“Po jam emëruar ushtrues detyre i drejtori të Klinikës Infektive në QKUK. Emërimi im u bë dje”, tha Sadiku për Telegrafin.

Ndërkaq, në krye të Klinikës Infektive për një kohë të shkurt pas dorëheqjes së u.d të drejtoreshës Lindita Ajazaj Berisha, ishte infektologia Sadije Namani. /Telegrafi/

Read Previous

Ahmeti, partive politike: 14 viktima ishin dje nga coronavirusi, të paktën kërkoni falje

Read Next

Ndiqni programin e mëngjesit “Çeli sytë” të plotë