Inspektoratet shëndetësore të Kosovës e Shqipërisë këmbejnë përvojat në fushën e shëndetësisë

Një delegacion i Inspektoratit Shëndetësor të Shqipërisë është duke qëndruar për një vizite punë në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit midis inspektorateve të dyja vendeve.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë delegacioni nga ISh i Shqipërisë ka zhvilluar një takim pune në Inspektoratin Shëndetësor të Kosovës ku janë trajtuar sfidat e dy inspektorateve dhe përvojat e inspektimeve dhe monitorimit gjatë COVID-19.

Pos kësaj ISH është takuar edhe me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha.

/KlanKosova/

Read Previous

​Kurti: Rritja e të hyrave në ATK pa i ndryshuar politikat fiskale, është e pashembullt në botë

Read Next

​Interesi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane mbeten të pandryshuara