Inspektorët monitorojnë nga afër punën e gastronomëve në Gjakovë

Inspektorët nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me inspektorët sanitarë nga Gjakova dhe me policinë ishin në terren, për të parë se sa po zbatohen masat e fundit të cilat u vendosën nga Qeveria e Kosovës. Fillimisht u ndalën për të inspektuar lokalet të cilat ndodhen në Çarshinë e vogël, me ç’rast arritën në përfundim se bizneset e këtushme ishin duke vepruar në zbatim te masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të Covid -19. Të rinjtë në mënyrë elektronike ishin të pajisur me certifikata që vërteton se ata janë të vaksinuar. E këtë e kishin për detyrë t’u tregonin inspektorëve. Por, i indinjuar me situatën është shprehur, Shpat Dina, përfaqësues i një biznesi. I njëjti po i përkufizon masat si “absurde”.

Inspektorët vazhduan monitorimin edhe në Çarshinë e madhe. Edhe këtu nuk hasën ndonjë parregullësi.

Kontrollet e këtilla janë të përditshme nga ana jonë. E gjithë kjo me qëllim që të zbatohen masat të cilat janë në fuqi.

Read Previous

Këto janë kriteret për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës

Read Next

CDC klasifikon Norvegjinë si vendin më të rrezikshëm për të udhëtuar