Instagrami nuk do t’u lejojë më të rriturve t’iu shkruajnë fëmijëve në Instagram: Ja se si!

Instagram ka njoftuar planet për të prezantuar një veçori i të re të sigurisë, krijuar për të mbajtur të sigurt adoleshentët nën moshën 18 vjeç kur përdorin aplikacionin. Platforma thotë se së shpejti do të ndalojë njerëzit mbi 18 vjeç të jenë në gjendje t’u shkruajnë të miturve, nëse ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Nëse një i rritur provon t’i dërgojë një mesazhi një të mituri që nuk i ndjek ata, ai do të marrë një njoftim që i thotë se “dërgimi i një mesazhi në atë llogari nuk është një opsion”. Nga ana tjetër, edhe të rinjve aplikacioni do u dërgojë mesazhe për t’i inkurajuar të jenë të kujdesshëm në komunikimin me njerëz, me të cilët nuk kanë komunikuar më parë.

Njoftimet e sigurisë në DM (direct message, inbox) do të njoftojnë të rinjtë, kur dikush me sjellje potencialisht të dyshimtë po përpiqet të ndërveprojë me ta, – shpjegon Instagram në një postim në blog.

“Për shembull, nëse një i rritur po dërgon një sasi të madhe të kërkesave për miq ose mesazhe tek personat nën 18 vjeç, ne do ta përdorim këtë mjet për të njoftuar marrësit brenda DM-ve të tyre dhe do t’u japim atyre një mundësi për të përfunduar, bllokuar, raportuar bisedën etj.”

Instagrami nuk do t'u lejojë më të rriturve t'iu

Sigurisht, vendosja e sigurisë varet nga përdoruesit që japin moshën e tyre reale kur regjistrohen në aplikacion. Edhe pse platforma po punon për zhvillimin e një teknologjie të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve nga imazhet e tyre. 

Rregullat e Instagram nënkuptojnë që vetëm adoleshentët e moshës 13 vjeç e lart lejohet të krijojnë një llogari, megjithëse deri tani, të gjithë mund të hyjnë lehtësisht, duke gënjyer për datën e lindjes.

Zakonisht kur një person krijon një llogari në Instagram, cilësimi është automatikisht ‘publik’, përveçse nëse ndryshohet manualisht në ‘privat’, megjithatë aplikacioni tani do t’i pyesë përdoruesit nën 18 vjeç se cilin do të preferonin që nga fillimi, duke shpjeguar ndryshimin midis të dyjave.

Instagrami nuk do t'u lejojë më të rriturve t'iu

Në përgjithësi, aplikacioni është zotuar të krijojë një hapësirë më të sigurt për të gjithë, por veçanërisht për ata nën moshën 18 vjeç.

Sipas Qendrës së Parandalimit të Krimeve dhe Sigurisë ndaj Fëmijëve (SHBA), ka aktualisht rreth 500.000 “kriminelë online” aktivë në internet çdo ditë. Sipas FBI-së, mbi 50% e viktimave të shfrytëzimit seksual në internet janë midis moshës 12 dhe 15 vjeç. 4% e fëmijëve marrin kërkesa agresive nga të rriturit në internet, përfshirë përpjekjet për t’i kontaktuar ata personalisht. Për më tepër, 58% e prindërve raportojnë se janë të shqetësuar për kërcënimet që të huajt paraqesin në internet. Dy në dhjetë fëmijë mes moshës 8 dhe 11 vjeç janë të vetëdijshëm për këtë çështje dhe shqetësohen se të huajt mund të zbulojnë informacione rreth tyre. Dhe teksa përdorin rrjete sociale, 40% e fëmijëve heqin cilësimet e privatësisë në mënyrë që të tërheqin më shumë miq ose ndjekës.

Burimi: Unilad, Child’s Safety

Read Previous

Problematika e gropave dhe mungesa e kapakëve të pusetave në Gjakovë

Read Next

Vdes 31-vjeçari si pasojë e COVID-19