Pacientët që përdorin insulinë në komunën e Gjakovës nuk e kanë problem sigurimin e saj. Kjo pasi që Qendra e Mjekësisë Familjare është furnizuar rregullisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Personeli shëndetësor thotë se janë të siguruara pothuajse të gjitha llojet e insulinave përveç Levemir-it. Edhe pacientët pohojnë se janë furnizuar rregullisht në qendër në periudhën e pandemisë.
Se si vjen pacienti deri te përdorimi I insulinës na njoftoi mjeku endokrinolog Luan Gola.
Ai theksoi: “ Përveç insulinave moderne është duke u punuar edhe në preparate të reja, që mundësojnë aktivitetin e insulinës për kohë më të gjatë. Mungesa e insulinës në organizëm shkakton dëme në organizëm varësisht nga tipi i diabetit.”
Insulinat mbulohen në mënyrë të plotë nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse ka akoma mungesë të preparateve adekuate për trajtimin e të sëmurëve me diabet.
Në Kosovë janë rreth 17 000 përdorues të insulinës.