Interesim i madh i qytetarëve për t’u imunizuar

Është trefishuar interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar krahasuar me javën e kaluar në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Një fluks i madh i qytetarëve është parë edhe gjatë ditës së djeshme , ndërsa vetëm brenda një dite imunizohen rreth 1500 qytetarë, kështu tha Ejona Jaka, mjeke në këtë qendër, ajo shtoi që në procesin e vaksinimit po punojnë 6 ekipe paradite dhe 6 pasdite, në ndihmë gjithashtu po u vie edhe Kryqi i kuq i Gjakovës me vullnetarë.

Disa qytetarë po ndahen të kënaqur me shërbimet këtu, por ka edhe të atillë që po e fajësojnë stafin menaxhues për pritjet e gjata që po krijohen. Qendra e vaksinimit “Fehmi Agani’ të shtunën dhe te dielën do të punojë vetëm me doza të dyta të vaksinës. Theksojmë se ministri i shëndetësisë Arben Vitia me vendosjen e masave të reja anticovid ka bërë të ditur se do të rriten kapacitetet dhe ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin.

Ne kontaktuam drejtoreshën e shëndetësisë në Gjakovë Afërdita Spahiu Shllaku e cila përmes telefonit është shprehur se një vendimi tillë nuk është adresuar në komunën tonë, përveç se ministria ka kërkuar që të gjithë specializantët të inkuadrohen në vaksinim për të dhënë ndihmën e tyre.

Read Previous

Kënaqësia fillon nga tryeza, “Villa Italia”

Read Next

Mungesa e deputetëve dhe shkarkimet e bordeve gjatë sesionit pranveror