Edhe pse vaksina ka mjaftueshëm interesimi i qytetarëve për t’u imunizuar me vaksinën anti-covid po duket se ka rënë dukshëm në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë. E për gjendjen aktuale në këtë qendër kryeinfermierja thotë se në vetëm në muajin nëntor janë aplikuar 2408 vaksina.
Ajo tha që nga ky muaj ata kanë filluar të punojnë edhe gjatë vikendeve.
Një qytetar që hasëm në qendrën e vaksinimit tregoi se po vaksinohet për herë të parë, ndërsa një qytetar tjetër tha se është vaksinuar me të dy dozat.
Kjo qendër është duke punuar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.