Isa Mustafa pritet të jap dorëheqje

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.

Burime të lajmi.net brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lutfi Haziri ose Kujtim Shala pritet të jenë pasardhës të tij në pozitën e kryetarit.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.je/lajmi.net

Read Previous

​Superliga e Kosovës, rezultatet nga dy ndeshjet e sotme pas 45 minutave të para

Read Next

Jep dorëheqje Isa Mustafa