Ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1986, Igor Belanov, i është bashkuar ushtarëve ukrainas në luftën kundër Rusisë.
Belanov, njihet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj ukrainas, i cili ka fituar shumë trofe.
Tashmë 61-vjeçar, ish-futbollisti ka postuar në rrjete sociale foto teksa shfaqej në front me forcat e tjera vullnetare të ushtrisë së Ukrainës.
“Kurajë mahnitëse edhe shpirt luftarak i pashtershëm! E gjithë kjo dhe më shumë, karakterizon ushtarët tanë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ne jemi me ju”.
“Paqe për Ukrainën dhe lavdi të gjithëve që përballen me pushtuesit të cilët me guxuan të vijnë të shkatërrojnë tokën tonë dhe njerëzit tanë të lirë dhe heroikë”, thuhej në postimin e Belanov në rrjetet sociale. /Paparaci/