Rëndohet gjendja shëndetësore e ish Presidentit Bujar Nishani. Burime të sigurta zyrtare i thonë Top Channel se Bujar Nishani është në gjendje kome të rëndë.
Por sipas mjekëve në spitalin ku ai po kurohet, koma duket të jetë e pakthyeshme. Pra gjendja cerebrale konsiderohet si vdekje (e trurit) dhe mjekët pak orë më parë i këshilluan familjarëve të marrin një vendim.
Burimet i thanë top channel se familjarët duket e kanë marrë vendimin e rëndë, për shkak të gjendjes së pakthyeshme dhe komës e praktikisht pamundesisë për t’u zgjuar prej saj.
Procedura ka filluar dhe pritet të zgjase disa orë. Bujar Nishani po jeton kështu oret e fundit të jetës. Le të lutemi për të dhe për dhimbjen e familjarëve të tij.Top Channel