Ish-selektori i Kosovës: Franca u kualifikua me paraqitje mediokre

Ish-selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka dhënë një intervistë për “Flashscore” në prag të ndeshjes mes Francës e Belgjikës (sot, 18:00).

Giresse ka fituar Evropianin me Francën 40 vjet më parë, ndërsa është legjendë e futbollit francez. Te Kosova erdhi me bujë, por u largua pa lënë gjurmë.

“Triumfi në Evropian ishte moment i rëndësishëm për futbollin tonë. Kemi bërë hap gjigant në nivelin e lojës dhe mentalitetit. Ishim të parët që fituam dhe që nisëm lëvizjen nacionale të futbollit”, ka thënë Giresse për suksesin e vitit 1984.

Por në fazën grupore të Euro 2024, Franca nuk u paraqit mirë.

“U kualifikua për fazën nokaut, por me paraqitje mediokre.  Loja e Francës nuk është ende e duhura. Megjithatë ka disa përjashtime historike të sukseseve, si ai i Italisë në Botërorin 1982. Azurët në Spanjë e fituan Kupën e Botës, ndonëse në grup i kishin tri barazime”, ka theksuar Giresse.

Sipas tij, Franca ende mund të jetë e suksesshme, por duhet të paraqitet dukshëm më mirë./Koha.net

Read Previous

73.3 për qind e maturantëve kalojnë Testin e Maturës

Read Next

Papunësia në Greqi, më e ulëta në pothuajse 15 vjet