Ishte planifikuar për sot, shtyhet seanca e e Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimet në qeveri

Është shtyrë seanca e jashtëzakonshme që ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, për ndryshimet në qeveri.

Bëhet me dije se seanca e planifikuar sot në orën 18:00, do të shtyhet për ditën e nesërme (29 gusht).

Kujtojmk se në tëtë sencë do të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Gjithashtu në Parlament pritet të votohet edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat fillimisht do të dekretohen nga Presidenti Bajram Begaj.

Sakaq, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e PS-së, ku kryefjalë e diskutimit padyshim janë këto ndryshime të njoftuara dje në Kongres.

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS/Reporteri.net/

Read Previous

Analisti Elezaj jep 5 arsye pse rasti i Faton Hajrizit është “inskenim” nga Serbia

Read Next

Për një ditë 81 aksidente në rrugët e Kosovës