Jadon Sancho tregon arsyen pse zgjodhi Chelsea-n

Credit: Getty images

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Londra është vendi ku jam rritur dhe jam i lumtur që jam kthyer”.

Kështu nis intervista e parë e Jadon Sanchos si lojtar i Chelsea-t.

Sulmuesi i lindur në vitin 2000 u ble në formë huazimi me detyrim blerje nga Manchester United dhe është goditja e fundit e verës e Bluve.


Në kanalet zyrtare të klubit londinez, ish-lojtari i Borussia Dortmund foli edhe për rëndësinë e Enzo Maresca për suksesin e marrëveshjes:
“Maresca me tërhoqi me të vërtetë në projekt. E kam njohur që nga ditët kur ai ishte me Pep Guardiolën te Manchester City dhe ai ishte i rëndësishëm në zgjedhjen time”.

Sancho thellohet në temën lidhur me bisedimet me trajnerin italian:
“Ai foli me mua në telefon për këtë projekt dhe atë që po ndërtonte këtu, dhe për një lojtar të ri si unë është emocionuese. Mezi pres të filloj”. /Telesport.al/

Read Previous

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

Read Next

”Express” shkrim për plazhin e Durrësit: Një nga destinacionet më të njohura për britanikët