Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK), Lulzim Kamberi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me arsyetimin se është penguar në avancimin e kësaj klinike.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kamberi përmes një komunikate dërguar mediave.
“Tani kur Klinika e Kardiologjisë ‘lundron’ në ujëra më të qeta, do të tërhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, në vetë përfundimin e mandatit me qëllim të përkushtimit më të lartë në punë profesionale”.
Sipas tij, kjo dorëheqje duhet të ndikoj në vetëdijesimin e shoqërisë për funksionalizimin e mëtejmë.
“Gjatë kësaj kohe u ndesha me shumë veprime institucionale dhe joinstitucionale të cilat duhen ndërruar si: jofunksionalitet i duhur (ligjor etj..), neglizhencë, manipulime, kapje, interpretime të shtrembëruara etj”, thuhet në komunikatën e tij.
Teksa i ka renditur disa prej arritjeve brenda Klinikës së Karidiolgjisë.
Në janar të 2023-së, dorëheqje kishte dhënë edhe drejtori i Onkologjisë, Arben Bislimi, për shkaqe personale. /Albanianpost.com