Jerome Boateng do të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni

Në fund të këtij sezoni, Bayern Munchen do të ndajë rrugët me Jerome Boateng, të
cilit nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës. Mbrojtësi do të largohet me parametra
zero dhe për të interesohen disa ekipe

Sipas mediave në Gjermani, dy ekipet favorite për të nënshkruar me Boateng janë
Barcelona dhe Tottenham. Të dy këto ekipe kanë patur shumë probleme në
mbrojtje gjatë këtij sezoni dhe mendojnë se eksperienca e Boateng mund t’i hyjë
në punë.

Mbrojtësi gjerman do të largohet pas plot 10 vitesh nga Bayern Munchen. Në rast se
do të pranojë ofertën e Tottenham, për Boateng do të ishte një rikthim në Premier
League, ku në të kaluarën ka luajtur për Manchester Cityn.

Read Previous

Arsim Bajrami tregon se çfarë notash ka pasur Vjosa Osmani në lëndët që i ka ligjëruar ai

Read Next

70 milionë euro humbje, për dy javë mbyllje nga COVID-19