Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2020/2021 filloi dje me datë 18 janar në shkollat e Gjakovës. Drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit uruan nxënësit për një vit të mbarë.
Por jo në të gjitha klasat u dëgjua zëri i nxënësve, shkolla “Emin Duraku” nuk hapi dyert e saj si shkollat tjera, krejt kjo për shkak të papërgjegjësisë së kompanisë së kontraktuar, e cila nuk ka mundur t’i përfundojë ende punimet e vrazhda. Drejtori i kësaj shkolle Albert Zajmi tha: “Pastërtia dhe dezinfektimi i shkollës ka qenë në nivel, por papërgjegjësia e kompanisë na kushtëzoi që ne të mos e fillojmë mësimin, mirëpo kjo do kompensohet ditëve të shtuna…”
E njëjtë për ne u prenocua edhe Drejtori i Arsimit të komunës së Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj, ai tha se sanimi i banjove do zgjas deri në fund të javës dhe mësimi i rregullt do filloj të hënën në këtë shkollë.