Dita Ndërkombëtare e Jogës u krijua me nxitjen e qeverisë indiane, veçanërisht nga kryeministri i saj, Narendra Modi. Me një fjalim në edicionin e 69-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Modi kishte kërkuar njohjen zyrtare. E Joga ka kohë që zhvillohet edhe në qytetin e Gjakovës. Vjollca Kuqi e praktikon jogan moderne që nga viti 1994 dhe tashmë ka dy vite që është certifikuar profesionalisht në Indi dhe pikërisht në ditën ndërkombëtare tregon rëndësinë e këtij aktiviteti.
Kuqi ka një apel për insitucionet shëndetësore.
Në praktikën e jogës e rëndësishme është Surya Namaskar që është një përshëndetje që i bëhet Diellit duke ofruar mirënjohje dhe dashuri për energjinë jetës dhënëse që ai ofron. Dielli përfaqëson energjinë, fuqinë dhe vitalitetin.