Jota vendimtar në fitoren e Liverpoolit

Sulmuesi Diogo Jota ishte vendimtar në fitoren e Liverpoolit të shtunën ndaj Crystal Palacet me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Premier Leagues. 

Jota e shënoi golin e fitores në minutën e nëntë të ndeshjes me asistimin e Cody Gakpos. Për Liverpoolin ishte fitorja e gjashtë këtë edicion. Ka edhe një disfatë. 

Ndërsa për Crystal Palacen ishte humbja e katërt në shtatë ndeshje të zhvilluara. 

Ka edhe tri barazime. Liverpooli e mban pozitën e parë me 18 pikë. Crystal Palace ka tri pikë dhe është në vendin e 18-të./koha.net/

Read Previous

Sulme me dronë mbi bizneset ruse në Voronezh

Read Next

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve