Ju dha lamtumira e fundit mësueses Nanije Bakalli – Deva

Qindra qytetarë ishin mbledhur sot për t’ja dhënë lamtumirën e fundit  veteranës së arsimit, aktivistes së parë të pasluftës për arsimin dhe emancipimin e gruas shqiptare, mësueses Nanije Bakalli-Deva

Mësuesja Nanije ishte shembulli i një gruaje punëtore, e cila edukoi ndër vite dhjetra breza që sot gëzojnë frytet e mësimdhënies së saj.

Në një ditë si kjo kur dhjetra nxënës ndajnë kohën e tyre për t’ja bërë nderimin nënës tonë dhe mësueses së tyre, padyshim se ndjejmë krenari që vepra e saj ka lënë gjurmë, është shprehur i biri Urani

Kujtojmë se veteranja e arsimit Nanije Deva u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare.

Read Previous

Përdoruesve të Facebookut në Ukrainë u lejohet “mbyllja e shpejtë e profilit”

Read Next

Aksident në rrugën Klinë – Gjakovë, një i lënduar