Juventus mposht Napolin, shënojnë Ronaldo dhe Dybala

Kampioni aktual i Serie A-së, Juventus, e mposhti Napolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 3.

Cristiano Ronaldo 13’ dhe Paulo Dybala 73’ ishin golashënuesit te Juve, kurse te Napoli shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 90’ nga penalltia.

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj ishin startues në këtë ndeshje. Rrahmani luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë në këtë ndeshje.

Napoli pas 4 fitoreve rresht në Seria u njoftua me humbje dhe me 56 pikë gjendet në pozitën e pestë, kurse Juventusi me 59 pikë gjendet në pozitën e tretë.

Read Previous

Shumë qytetarë presin për të bërë testin Covid-19, krijohen radhë të gjata në IKShPK

Read Next

Minxhozi: Kosova e Shqipëria në luftë të vazhdueshme për sigurimin e vaksinës anti-Covid