Gleison Bremer është një futbollist i Juventusit. “Zonja e vjetër” prezantoi mbrojtësin brazilian me anë të një videoje në rrjetet sociale.
Ky tranferim i kushtoi Juventusit 41 milionë euro, të cilët do t’i paguajë në tri këste, si dhe një bonus deri në 8 milionë euro në varësi të objektivave të arritur nga lojtari e klubi.
Ndërkohë, u konfirmua se me mbrojtësin ishte nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. 25-vjeçari do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa trashëgon edhe numrin 3, që e ka veshur më parë një legjendë e klubit, si Giorgio Chiellini./A2news/