Juventus-i thuhet se ka vendosur një çmim prej 60 deri në 70 milionë eurosh për të lënë të lirë Kenan Yildiz-in, një nga talentet e tyre më të shquar, raporton “Fichajes”.
I riu turk 19-vjeçar është bërë i njohur nën drejtimin e trajnerit të ri të Juventus-it, Thiago Motta. Ardhja e tij i ka dhënë skuadrës një nxitje dhe i ka lejuar lojtarët si Yildiz, i cili më parë kishte një rol më të kufizuar nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t, të nxirrnin potencialin e tyre.
Yildiz nuk është vetëm një pjesë e rëndësishme në skemën e Motta-s, por ai është vendosur edhe në Kombëtaren turke, duke grumbulluar 16 ndeshje ndërkombëtare.
Megjithatë, Juventus-i nuk e konsideron Yildiz-in “të paprekshëm” dhe është i gatshëm të dëgjojë oferta nëse arrihet një shifër domethënëse.
Arsenal-i, Aston Villa dhe Liverpool-i thuhet se janë tre klubet e Premier League-s të interesuara për shërbimet e Kenan-it.
Juventus-i, nga ana e tij, mund ta shohë këtë operacion si një strategji për të forcuar dhe rregulluar financat dhe planifikimin për nënshkrimet e ardhshme.
Me interesin në rritje nga Premier League për talentin e ri, mbetet për t’u parë nëse skuadrat angleze do të jenë të gatshme të marrë përsipër koston dhe të sigurojnë një premtim të futbollit turk, i cili ka dëshmuar se ka talentin për të shkëlqyer në çdo ligë. /Albanianpost.com