Ka filluar dezinsektimi në komunën e Gjakovës

Tashmë ka filluar dezinsektimi në komunën Gjakovës. Qëllimi i këtij procesi është parandalimi i pickimit dhe dëmtimit e zonave të gjelbërta.  Prioritet për dezinsektim do të jenë zonat që janë më të rrezikuara. Drejtori i sherbimeve publike në Gjakovë, Shkumbin Kastrati ka thënë se po punojnë intensivisht në menyrë që qytetarëve të ju ofrojnë siguri të plotë.

Ai po ashtu tha se dukuri shqetësuese është edhe numri i madh i gjarprinjëve, çështje për të cilën janë duke punuar me ekipet certifikuara që ta menaxhojnë këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kastrati apeloi te qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kontrollojnë paraprakisht  hapësirat ku qëndrojnë pasi që kujdesi është në të mirë të gjithësecilit.

Read Previous

Pse ndodh pulsimi i veshëve dhe mënyrat si ta largoni

Read Next

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara, pa përdorur asnjë ilaç