Ka nisur puna për sanimin e gropave dhe rregullimin e rrugëve në Gjakovë

Aktualisht nga komuna e Gjakovës është duke u punuar në rregullimin dhe asfaltimin e disa rrugëve. Sipas drejtorit për Shërbime Publike, Shkumbin Kastrati punimet kanë filluar edhe në rrugën “Skënderbeu” por që operatorët janë duke u përballur me disa sfida.

Kastrati tregon që po punohet edhe në rrugën nw drejtim tw Pejës, ku vetwm gjatw njw jave kanë përfunduar 60-70 m rrugë.

Kjo rrugë do të bëhet me katër korsi andaj do të ketë edhe shpronësime, çka mund ti zgjasë punimet në këtë pjesë.

Sipas komunës së Gjakovës me ardhjen e mërgimtarëve dihet që ka shtim të lëvizjeve në qytet andaj është duke u punuar në parqe dhe sanimin e gropave.

Read Previous

Mbytet një grua në liqenin e Butrintit

Read Next

Stoltenberg: Rritja e çmimeve të ushqimeve pasojë e luftës, jo e sanksioneve